fbpx
Ad imageAd image

Si po e normalizon media praninë e LGBTI

Blloku min lexim
Media ka një ndikim të madhe tek shoqëria, madje deri në mënyrën se si qytetarët fillojnë të mendojnë

Media ka një ndikim të madhe tek shoqëria, madje deri në mënyrën se si qytetarët fillojnë të mendojnë apo me çfarë syri të shohin botën. Ky ndikim po rritet gjithmonë e më shumë me zhvillimin e teknologjisë.

- Advertisement -

Por, vendet kanë kultura të ndryshme dhe shpesh herë e kanë të vështirë të pranojnë një frymë ndryshe që përcjellë media apo mesazhet që jepen në për emisione televizive. I tillë është rasti me fenomenin e pranimit të grupeve LGBTI.

Persona që i përkasin këtij komuniteti vazhdojnë të jenë në vështirësi që të pranohen nga shoqëria edhe pse nga qeveria kanë marrë shumë të drejta.

- Advertisement -

Në këtë pikë në nuk do të diskutojmë fare nëse është e drejtë kjo apo e gabuar.

Por mund të flasim se si mediat “po e imponojnë” apo e normalizojnë këtë fenomen tek qytetarët. Sepse në fund të fundit nuk duhet të harrojmë që edhe qytetarët e tjerë kanë të drejtën e tyre si të mendojnë apo reagojnë ndaj fenomeneve të rinj.

- Advertisement -

Dhe nuk është mënyra më e mirë që  t’u normalizohet me trysni asgjë.

Por, sot nëpër emisione televizive kemi parë që kjo edhe ndodh. Ne po marrim dy shembuj të fundit, që janë edhe më të freskët.

Në emsionin e Për’puthen për disa ditë me radhë diskutohej në mënyra të ndryshme mbi orientimin seksual të njërit prej konkurrenteve. Konkretisht, Alba pasi doli në një takim me Ledion i tha se ka dyshime që ai mund të jetë homoseksual, duke u bazuar tek zëri i tij, gjestet dhe fakti që nuk ka treguar asnjë lidhje që mund të ketë patur.

Madje një momente, të gjithë vajzat, përfshirë prezantuesen dhe opinionistët i janë ‘sulur’ aq keq sa e bënë Ledion të ndihej i detyruar që të vërteton se ishte ‘burrë’.

Disa ditë kaluan në këto debate, madje në një moment Megi i thotë se “Edhe nëse je homoseksual, pranoje dhe nuk ka asgjë të keqe”.

Po, Megi në fund të fundit duhet ta pranojmë që të gjithë jemi njerëz! Por, e keqja këtu është që detyroni dikë të pranojë diçka që nuk e pëlqen as ta diskutojë dhe mendojë!

Dhe kështu ndodhi. Pas shumë ditëve diskutime duke shpërthyer në të qara, pas presionit që i ishte akumuluar një ditë Ledio tregon se edhe kur ishte fëmijë e bullizonin që fliste butë dhe sillej i dashur me të tjerët, por nuk është homoseksual.

Ndërkohë edhe pak këtij rrëfim të tij, në studio vazhdoni nxitjet që ai duhej të pranonte se ka orientim seksual ndryshe. Ishte e qartë që skenari dhe linja e emisionit në ato puntata ishte planifikuar rreth kësaj teme, duke piketuar një personazh, që mund të ndikojë sa më shumë tek shikuesit. Dhe skena të tilla përsëriten çdo vit në Për’puthen.

Sigurisht që djemtë e tjerë në studio edhe pse kishin mendim ndryshe, nuk mund të kundërshtonin këtë temë sepse akuzoheshin për homofobë.

Trendi edhe në Kosovë

Kjo lloj taktike për ta normalizuat një fenomen në shoqëri përmes emisioneve televizive po praktikohet edhe në Kosovë.  Shoqëria kosovare është ende tek parimet patriarkale që mbrojnë fortë parimin e një familje të shëndetshme me dy prindër dhe fëmijët. Temat e homoseksualiteti në Kosovë konsiderohen ende tabu dhe shoqërisë i duhet kohë ta pranojë.

Por, pikërisht kur kjo çështje është e nxehtë mes shoqërisë, në Big Brother VIP Kosova hyn një transgjinore e gjuajtur Edona James (ajo më parë ka qenë djalë dhe është kthyer në vajzë).

Që në fillim pati shumë kundërshti dhe kritika ngaqë qytetarët përmes komenteve, duke thënë se produksioni e ka futur me qëllimin që Edona të bëhet zëri i LGBTI, sepse në të vërtetë ajo nuk është VIP.

Por, pavarësisht këtyre komenteve produksioni i këtij spektakli vazhdoi të vinte në fokus momentet gazmore të Edonës, të vlerësonte çiltërsinë e saj dhe faktin e të qënit pa komplekse. Gjera që duke iu sërvirur çdo ditë qytetarëve bënë që për disa Prime resht Edona të zgjidhje e preferuara e publikut.

Ndërsa nuk mund t’i shpëtojë syrit të kritikëve fakti se në kanalet ku transmetohet ky spektakël, në 24 orë më shumë fokusi vihet në atë cep të shtëpisë ku ndodhet Edona James. Madje batuat e saj janë bërë meme, që përdoren edhe nga VIP-at.

Edhe në këtë rast banorët që kanë qenë kundër Edonës, ose kanë përfunduar më pak të preferuarit ose janë bërë si tabelë qitje në Prime nga opinionistët. Ata kurrsesi nuk mund të shprehen nëse janë kundër ndryshimit të gjinisë.

Ne nuk kemi asgjë kundër Edonës, apo ndonjë personazhi tjetër. Por, nuk është shumë pozitiv fakti që  shoqërisë shqiptare po iu normalizohet ky fenomen nga emisionet televizive. Dhe kjo ndodh shpesh në forma jo të mira, që nëse shihen më thellë, mund të jenë diskriminuese për ata që nuk i përkasin komitetit LGBTI.

Pse mos t’i lëmë njerëzve të drejtën të zgjedhin se si e shikojnë apo e pranojnë një fenomen apo ndryshim.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO