Edicioni i tretë i “Big Brother VIP” nisi me një sherr mes Eglës dhe Julit dhe gjithçka filloi për ‘mbathjet’. Me të mbaruar nata e parë e spektaklit të “BBV3”, aktori i njohur shkoi në dhomën e gjumit për të ndërruar rrobat. Ai hoqi pantallonat dhe doli vetëm me të brendshme.
Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Egla, e cila menjëherë filloi një debat të fortë me të. I ftuar në “ Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, Juli ka sqaruar se si ka ndodhur ky debat.
Bieta: Gara e fortë deri në fund me Eglën, me personazhin ku ka qenë edhe debati i parë mes juve të dyve që ditën e parë, ku që në ditën e parë u mendua për një aleancë. Sollët skenën e ‘mbathjeve’.
Juli: Si nuk i ruajta ato mbathje ta kishim mbyllur me atë skenë sepse gjynah mos ta mbyllnim. Mi solli Visjani me Cubin.
Bieta: Ju vutë bast, në qoftë se do të shkoni të dy me Eglën do i vishnit. Pse nuk i veshët?
Juli: Sepse ishte gabimi im, nuk e dija ku i kisha lënë ato të gjatat, kurse Egla i dinte ku i kishte lënë “Mercedeskat”.

 
			 
                                 
                             