fbpx
Ad imageAd image

Si do jetë muaji qershor për shenjat e horoskopit nga Meri Gjini

Blloku min lexim

Dashi

Është një muaj që duket sikur ndjesia kryesore është komunikimi. Nga data 1-7 komunikimi, lëvizjet, kontaktet, diskutimet janë ato që do ngjyrosin agjendën tuaj. Kujdes nga data 12-18 në takimet tuaja. Dielli do ketë interferenca goxha të forta. Zhvillime të forta dhe zgjerime të rëndësishme praktike do ketë nga data 17-26.

- Advertisement -

Demi

Marsi te vetja në datën 10 qershor. Ky mars do përballet me plutonin. Duhet të jenë të maturuar, pa i bërë presion situatave. Ata që presin propozime pune do e kenë periudhë shumë të rëndësishme. Periudha e demave nis në datën 26. Pjesa e parë e muajit ka vend për ngarkesa. Jupiteri te binjakët ndihmon në zgjerim ekonomik.

- Advertisement -

Binjakët

Janë kryefjala e muajit. E nisin muajin në diskutime të rëndësishme ne çështje personale dhe familjare. Propozime, takime, informacione që duhet t’i merrni në konsideratë. Mos i refuzoni menjëherë. Lëvizje shumë të rëndësishme që kanë nevojë për ndihmën e fatit janë në anën tuaj.

- Advertisement -

Gaforrja

Dy janë tematikat qendrore gjatë qershorit. Karriera për ata që bëjnë karrierë dhe puna për ata që shkojnë në punë. Që nga data 10 deri në datën 26 do kenë mundësi të organizojnë lëvizje që do i nxjerrin në sipërfaqe në anën profesionale. Duhet të studioni me kujdes situatat emocionale. Duhet të jeni të emocionuar dhe të kujdesshëm në data 14-17. Vjeshtën do e nisin me Marsin te Gaforrja, që dmth nevojën për qartësim në drejtim të punës do e kenë shumë të fortë. Nga data 7-8 qershor nisin lëvizje të forta.

Luani

Ekonomia është kryefjala e muajit. Të pasurit në kontroll të situatave që kanë të bëjnë me portofolin dhe të menaxhuarit mirë situatat që lidhen me ekonominë. Në çdo moment dhe në çdo vend që e gjejnë veten, i shoqëron nevoja për të menduar për lekun. Periudha më e mirë për luanët është data 8-20.

Virgjëresha

Përsa i përket qershorit është vendosja e pikave mbi i. Marrje vendimesh, kontratash. çështje ligjore, firmosje. Mërkuri do jetë te binjakët, shumë e favorshme për virgjëreshën. Ujditë dhe vendosjet e rëndësishme me bashkëpunëtoret duhet ta shohin me prioritet nga data 4 deri në datën 13. Por eliminoni diskutimet me eprorët në datat 10-13. Mund të keni përplasje për të cilat nuk është aspak momenti.

Peshroja

Suksese dhe vlerësime në drejtim të punës, është ngjyrosja kryesore e këtij muaji deri në datën 11. Më pas do keni mundësuar shumë të mira për të patur zhvillime pozitive në drejtim të dashurisë, por edhe për çështje ekonomike. Periudha për lëvizjet e tyre do jetë 10 ditëshi i fundit i muajit qershor.

Akrepi

Prioriteti i tyre për qeshorin është zgjidhja e çështjeve të mbartura nga familja. Në pjesën e parë do merreni me çështje të vjetra, në pjesën tjetër do fokusoni të gjëra të reja që do lindin. çështje të reja mund të jenë, propozime të reja, njerëz e miq të rinj. Do jetë në favorizim në zgjerim të ekonomisë.

Shigjetari

Ballë për ballë tyre ka mërkurë-jupiter që në datën 4. Për të zgjidhur çështje që i përkasin fëmijëve dhe dashurisë do jetë mirë të jenë aktiv dhe të jenë jashtë. Do rezultojë një proes shumë me fat për ata që kërkojnë dashurinë. Nga data 6-17 kemi përmirësim dhe përshpejtim në çështjet e punës dhe ekonominë.

Bricjapi

Në familje të 6 të diellit të tyre është një mundësi shumë e mirë për tu korrigjuar çështje që i përkasin punës, familjes. Në ditët e para kanë një tendencë për të ëndërruar jashtë shtëpie. Por pas datës 6 do shohin se qershori do të rezultojë një muaj që do i ndihmojë në status.

Ujori

Për ata që presin të bëjnë udhëtime të gjata. Për ata që presin të marrin dokumenta, nisur nga data 12 e në vazhdimësi e kanë shumë të mbarë e të mirë. Nga sot e deri në datën 7-8 do kenë lajme shumë të mirë. Ata që kanë çështje banke për të korrigjuar duhet të shfrytëzojnë pjesën e parë të muajit.

Peshqit

Kanë planetin e fatit në hyrje katër këndorë me diellin e tyre. Sot deri në datën 3 kanë një hyrje shumë të mirë të merkurit me neptunin. çështje që u përkasin familjarëve, shkresave duhet të vendosen ne agjendë. Pas datës 4 duhet të kalitet durimi. Në çdo hap duhet të ketë një lloj ngadalësimi të ritmit për të arritur qëllimet. Periudha më e mirë do jenë 4 ditët e para dhe ditët e fundit të muajit.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock