Në javën që lamë pas e sidomos në ‘Primen’ e të shtunës e deri në ‘Primen’ e djeshëm ka patur debate të forta mes treshes që dikur ishin miq Romeo-Heidi-Egla. Madje në mbrëmjen e djeshme çifti tha se nuk i beson më Eglës, ata e akuzuan se ajo po përdor miqësinë për të bërë lojën e saj dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Sigurisht Egla bëri lojën e saj sepse një herë mbështeti Heidin si të ishte ‘motra e madhe; duke e këshilluar të mos e lejojë Romeon ta trajtojë keq, e më pas tha se Heidi është ajo që po bënë rolin e viktimës dhe po përdor Romeon.
Kjo situatë u disktua shumë mbrëmë, madje Eglës iu përmend fakti që Heidi dhe Romeo kanë qenë të vetmit që e kanë mbështur, duke i kujtuar edhe natën që ai e shpëtoi nga nominimi.
Shumë kritika pati për Eglën edhe nga banorët e tjerë, nga opinionistët si dhe nga vetë Ledjoni madje.
Epo Egla bëri diçka që ndryshoi të gjithë rrjedhën e lojës së saj dhe jo vetëm!
Ajo u zgjodh mbrëmë si lidere e shtëpisë me votat e publikut dhe sikur ishte premtuar asaj iu dha si favor që të përzgjidhte për televotim dy banorë, ku më i votuari do të shkonte automatikisht në finale dhe tjetri do jetë në nominim të vazhdueshëm deri në gjysmë finale.
Dhe pa u menduar gjatë aktorja tha emrin e Romoes dhe Heidit!
Padyshim që ky ishte një benefit për njërin prej tyre.
Menjëherë opinonistët dhe banorët në studio thanë se kjo ishte një zgjidhje e zgjuar e Eglës, pasi po iu jep një shtysë dy banorëve. Madje ajo i nxiti ata që të luajnë më fortë, pasi ata nuk e dinë akoma për cfarë arsye janë dërguar në televotim.
Duke menduar që janë në garë për eliminim, Heidi dhe Romeo mbrëmë dhe ditën e sotme janë hedhur në aksion, sigurisht duke patur përplasje edhe me Eglën.
Por kjo e fundit është shumë e qetë dhe e qeshur se me një lëvizje bëri dy ndere. I hapi rrugën Heidit për në finale, që ajo aq shumë e dëshiron si dhe po krijon një imazh të mirë për veten.
Komentet në rrjetet sociale por edhe në studio po tregojnë që Egla po vlerësohet tani edhe nga fansat e Romeos, të cilët janë të bindur se ai kalon automatikisht në finale.
Epo lëvizje e zgjuar Egla, eksperienca ka treguar që më i forti gjithmonë ka zgjedhur dy personazhe që t’i ketë aleatë!