Këngëtarja e muzikës popullore, Zuke Dautaj, ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e Dautaj e kanë dhënë kolegët dhe familjarët e saj.
Nuk dihet shkaku i vdekjes, por Zuke Dautaj ishte në moshë të re dhe ikja e saj e papritur ka tronditur familjarët, miqtë dhe dëgjuesit e shumtë të muzikës së saj, nga Shkodra dhe përtej kufirit, ku ajo u këndoi dhe dëshmorëve.
Ajo ishte motra e këngëtarit tjetër shkodran, Blerim Mataj, i cili thotë se Zuke ka ndërruar jetë. Edhe motra, Rudina ka ndarë një mesazh të trishtë për ikjen e këngëtares shumë të dashur shkodrane.
“E bukura e shpirtit tim, motra ime e dashur Zuke Dautaj ne na mbulove qellin me re te zeze nga ikja e jote, por xhehnetit ju shtua dhe nje hyjni sepse bukuria e jote e ka tejkalu bukurinë njerëzore”, shkruan ajo.
Zuke Dautaj ishte prej vitesh e angazhuar në muzikë dhe kishte dashamirës të zërit e këngës së saj në kryeqendrën e veriut, por edhe përtej kufijve. Shumë prej këngëve të saj i janë dedikuar Kosovës, Atdheut dhe çështjes kombëtare.