ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Shteti ku gratë janë më të lumtura 

by Blloku
23/01/2024
Reading Time: 2 mins read
371 27
0
Shteti ku gratë janë më të lumtura 

Danimarka është vendi më i mirë në botë për të qenë grua, sipas Indeksit të Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) 2023, i cili është prezantuar në tetor të vitit 2023 në Misionin Norvegjez në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Vendi shënon tre herë më shumë se Afganistani, i cili renditet më i ulëti në indeks. Indeksi WPS, bazohet në burime të njohura të të dhënave për të matur përfshirjen, drejtësinë dhe sigurinë e grave në 177 vende.

Danimarka, Zvicra, Suedia, Finlanda dhe Luksemburgu kryesuan renditjen në vendet kryesore për gratë. Afganistani, Jemeni dhe Republika e Afrikës Qendrore renditen ndër më të ulëtat.

RELATED STORIES

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

30/09/2024
“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

30/09/2024

“Vendet ku gratë po ecin mirë janë më të prosperuara, paqësore, demokratike dhe më të përgatitura për t’iu përgjigjur ndikimeve të ndryshimeve klimatike,” tha Elena Ortiz (SFS’21), një studente e Georgetown e cila është autorja kryesore e raportit. “Kur gratë ecin mirë, të gjithë në shoqëri janë mirë, dhe indeksi ynë e tregon këtë.”

Indeksi i vitit 2023 zbuloi se mirëqenia e grave është e lidhur drejtpërdrejt me mirëqenien e një vendi.

Vendet ku gratë kanë zhvillim të mirë shënuan rezultate më të larta për sa i përket paqes, demokracisë dhe prosperitetit, sipas korrelacioneve midis Indeksit WPS dhe indekseve të tjera globale. Në fakt, këto ndikime lidhen më fort me statusin e grave sesa me GDP-në.

Veçanërisht, 20 vendet e renditjes më të ulët në indeksin e këtij viti kanë përjetuar konflikt të armatosur midis 2021 dhe 2022. Në shumicën e këtyre vendeve – përfshirë Afganistanin, Jemenin, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut – më shumë se gjysma e grave jetojnë në konflikt.

“Bota është e mbështjellë nga një numër në rritje konfliktesh dhe ka një rritje të autoritarizmit dhe shtytjes kundër progresit të grave,” tha ambasadorja Melanne Verveer, drejtore ekzekutive e GWIPS. “Indeksi na kujton se ekziston një korrelacion i drejtpërdrejtë midis mirëqenies së grave dhe mirëqenies së kombeve. Investimet në avancimin e barazisë gjinore janë gjithashtu investime në paqe, siguri dhe prosperitet.”

Tags: grate jane te lumturamireqenie

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro