ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Shqiptarja caktohet CEO e kompanisë që krijoi ChatGPT

by Blloku
18/11/2023
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Shqiptarja caktohet CEO e kompanisë që krijoi ChatGPT

Mira Murati, 34-vjeçarja shqiptare, është caktuar Drejtoresha Ekzekutive (CEO) e OpenAI. Murati ka qenë shefe e teknologjisë në OpenAI, kompanisë që krijoi ChatGPT. Bordi e vendosi CEO të përkohshme të premten pasi paraardhësi i saj, Sam Altman, njoftoi se do të largohej nga rolet e tij si CEO dhe si anëtar i bordit. Kjo tronditi botën e teknologjisë.

Bordi drejtues i OpenAI njoftoi se janë në proces kërkimi për pasardhësin e përhershëm të Altman, megjithatë deri më tani emri i Muratit është më i përshtatshmi.

“Si një anëtare e ekipit udhëheqës të OpenAI për pesë vite, Mira ka luajtur një rol kyç në evolucionin e OpenAI si lider global i inteligjencës artificiale. Ajo sjell aftësi unike, kupton vlerat, operacionet dhe biznesin e kompanisë. Ajo ka udhëhequrndërkohë funksionet e kompanisë mbi kërkimin, produktet dhe sigurinë”, tha OpenAI pasi njoftoi largimin e Altman.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Sipas OpenAI, për Mira Muratin flet puna e saj e gjatë në kompani duke e bërë mëse të kualifikuar për këtë rol derisa të gjendet një CEO i përhershëm. Siç shkruan Business Insider, Murati iu bashkua kompanisë OpenAi si kërkuese në vitin 2018, kur kompania kishte vetëm 40-50 punonjës.

Shpejt ajo u ngjit në hierarkinë e kompanisë duke u bërë shefe e teknologjisë në vitin 2022. Tashmë ajo mbikëqyr ekipet që qëndrojnë pas ChatGPT-së dhe gjeneratorit të imazheve Dall-E 2.

Mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato të fokusuara tek teknologjia, janë ndalur gjatë tek Mira Murati. Ajo konsiderohet si një nga personat kyç që kanë testuar strategjinë e OpenAI publikisht. Ajo siguroi zhvillimin në kohë të versioneve të ChatGPT nga ekipi inxhinerik, menaxhoi marrëdhëniet e OpenAI me Microsoft, një investitor dhe partner që përdor teknologjinë e tyre dhe luajti një rol kryesor në formësimin e politikës së inteligjencës artificiale në Uashington dhe Europë.

Mira Murati lindi në Shqipëri, por u rrit në Kanada. Aty shfaqi aftësitë e saj inxhinierike mekanike duke ndërtuar një makinë hibride garash gjatë kohës që zhvilloi Kolegjin në Datmouth.

Ajo ka punuar edhe në Tesla-n e Elon Musk si një menaxhere e lartë e produkteve. Murati ka pasur një rol kyç në zhvillimin e Medolit X. Ajo është e lidhur edhe me kompaninë e realitetit virtual, Leap Motion. Murati flet shqip, italisht dhe anglisht

Tags: CEOmira muratiOpen AL

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro