Një shqiptar që jeton në Suedi ka rënë në sy të banorëve teksa ka qenë duke ecur rrugëve të qytetit me automjetin e tij.
Makina audi e veshur me flamurin kombëtar të Shqipërisë u ka bërë përshtypje suedezëve që jetojnë në Jönköping, dhe një fotograf ka bërë këto foto të bukura.
“Kam 2 foto nëse mundeni me i postu tek faqja juaj. Jam nga Shqipëria, por kam shikuar një makinë e veshur me flamurin kuq e zi në Jönköping Sweden. Unë jetoj në Jönköping dhe punoj si fotograf. Makina është e një shokut nga Peja, Kosovo. Por jetojmë afër me shtëpia këtu në Suedi”, shkruan qytetari që ka bërë fotot.

