fbpx
Ad imageAd image

Shqipëria antike/ Zbuloni disa nga zonat mbi 8500- vjeçare, vendbanimet më të vjetra në europë

Blloku min lexim

Shqipëria është një nga vendet më të lashta në Europë, këtë e vërtetojnë studimet e historianëve vendas dhe ndërkombëtar. Por, falë kërkimeve arkeologjike janë zbuluar konkretisht me prova, vende të cilat tregojnë trojet e vjetra të shqiptarëve. Mbase Janë zona shumë pak të njohura, por me shumë histori.

- Advertisement -

Ne po iu rendisim disa prej tyre, disa zona që nuk njiheshin më parë, por sot po tërheqin turistët dhe japin dëshmi të vlefshme.

Bëhet fjalë për fshatrat Fregen dhe Kalivaç të Lezhës, të cilat janë vendbanime të hershme. Këtë e dëshmojnë fortifikimet e tumat ilire, si dhe varrezat tumulare, çka tregojnë se ka qenë një zonë mjaft e rëndësishme.

- Advertisement -

Historiani dhe studiuesi Mark Kola thotë se kjo zonë i përket një periudhe 3 200-vjeçare dhe asokohe quhej Treva e Dibrit.

1 200 vjet para erës sonë, atëherë filluan të duken qytetërimet e lashta në këtë zonë. Ungreji është quajtur qendër ilire, e qytetërimit ilir. Fusha Papërdhok në Kalur quhet fusha e tumave të mëdha, që janë të studiuara nga arkeologjia shqiptare. Ato quhen tuma me gurë,” thotë historiani Kola në një intervistë televizive.

- Advertisement -

Krahas historisë, fshatrat Fregen dhe Kalivaç, të cilët ndodhen rreth 30 km larg qytetit të Lezhës, kanë dhe një peizazh piktoresk të rrethuar nga malet, duke qenë një mundësi e mirë eksplorimi për turistët vendas dhe të huaj. Ndërkohë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore numri i vizitorëve po vjen gjithnjë e në rritje.

Vendbanimi më i vjetër në Europë

Ndërkohë, në gusht të këtij viti dolën rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës në Lin. Të dhënat e grumbulluara  kanë konfirmuar se vendbamimi palafit i Linit në Pogradec, është më i vjetri në Europë mbi 8500 vjeçar, ose 6 mijë vjet para Krishtit. 

Ky vendbanim është 2 mijë vjet më i vjetër se ata të gjetur në Zvicër dhe përbën një ndër zbulimet më të rëndësishme. Ky zbulim do të ketë ndikimin e tij edhe në zhvillimin shumë dimensional të turizmit në Lin.  Gërmimet në vendbanimin palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen. 

 Adrian Anastasi, një arkeolog shqiptar, tregon se ndërtimi i një fshati mbi shtylla druri ishte një detyrë komplekse, arsyeja e së cilës ende nuk dihet. Një teori sugjeron se zgjedhja mund të ketë ardhur nga nevoja për mbrojtje

Ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Gërmimet kanë nisur që në vitin 2021, në ndjekje të gjurmëve të fshatarëve të hershëm që fillojnë 5800 vjet para Jezu Krishtit. Ky ka qenë një rajon vendimtar për zhvillimin e bujqësisë pasi gjetjet tregojnë se aty ka patur fermerë. Më parë drunj të tillë janë gjetur në Zvicër, por gjetjet në Lin janë 2000 vjet më të vjetër.

Ndër të tjera qytete të lashta të Shqipërisë mund të përmendim;

ALBANOPOLI
Ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri.

SELCA E POSHTME
Rrënoja të qyteteve ilire të shekullit të 4-t dhe të 3-të. Në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit, ajo u bë qendra e rajonit të Ilirisë, Dasaretias.

LISI
Një qytet i themeluar në shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatë shekullit të 3-të dhe të 2-të P.K e ndanin atë në tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, të cilat shtriheshin përgjatë lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janë të ruajtura mjaft mirë.

Shpellat 6000 -vjeçare

Interes të veçantë për vizitorin paraqesin shpellat  e njohura në rajonet malore të vendit, disa prej të cilave përveç vlerave gjeografike kanë edhe gjurmë nga kultura prehistorike. Midis tyre ndër më te njohurat është shpella e Trenit, monument historik i kategorisë së parë.

 Ajo gjendet ne brendësi te Parkut Natyror Kombëtar, pranë Liqenit të Prespës së Vogël. Shpella i takon periudhës rreth 6000 vjet p.e. sonë dhe ruan brenda saj vlera te mëdha natyrore dhe materiale shpirtërore. Pikturat ne faqet shkëmbore të Shpellës janë një fenomen i rrallë nga mund te nxjerrim konkluzione historike.

Këto janë vetëm disa nga vendet antike të Shqipërisë, që për fat të keq nuk investohet dhe lihen në harresë. 

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO