fbpx
Ad imageAd image

Shoqe me princeshë Dianën që vdiq kur ajo ishte 14 vjeç? Deklarata e Nicki Minaj zemëron britanikët

Blloku min lexim

 Asnjë nga fansat e Nicki Minaj që ndodheshin në Birmingham të Anglisë, nuk prisnin që reperja të bënte homazhe për Princeshën Diana. Këngëtarja 41-vjeçare ishte në skenë dhe pyeti publikun e saj: “Nga jeni?”, ku dikush iu përgjigj: “Nga Uellsi”.

Nicki Minaj më pas përdori një theks britanik të cilin nuk e përdor në përditshmëri, dhe foli për Princeshën Diana para turmës, duke e cilësuar atë si shoqen e saj të mirë.

- Advertisement -

“Uellsi më kujton gjithmonë një mikeshën time të mirë, e cila nuk është më këtu. Princesha e Uellsit. Le të mbajmë një minutë heshtje për të” tha ajo, duke lënë turmën të habitur me deklaratën e saj.

Bëhet me dije se kur Princesha Diana u nda nga jeta, në moshën 36-vjeçare, në vitin 1997, Nicki Minaj ishte vetëm 14 vjeç. Deklarata e saj e çuditshme habiti jo vetëm publikun present por edhe të gjithë rrjetin.

- Advertisement -

“Një shoqja ime e dashur…ajo ishte 14 vjeçe kur vdiq Diana..” shkruan një komentuese, ndërsa një tjetër shton: Nëse unë mund të kem Krishtin si mik, atëherë ti mund të kesh Dianën.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock