fbpx
Ad imageAd image

Shiloh Jolie nuk i tha Brad Pitt se po hiqte mbiemrin e tij: aktori zemërthyer!

Blloku min lexim

Brad Pitt po kalon një periudhë të vështirë me familjen e tij. Në krye të tensionit që ndan me ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, me të cilën u divorcua në vitin 2016, vajza e tij Shiloh ka marrë një vendim nga i cili aktori ëhstë stresuar jo pak.

Kur në maj mbushi 18 vjeç, ajo vendosi të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të fshirë mbiemrin e babait të saj, Pitt, nga emri i saj. Tani është thjesht Shiloh Jolie. Aktori i “Meet Joe Black”, “Seven”, “Troy”, “Ocean’s Eleven” dhe “Fight Club” thuhet se është shumë i mërzitur me atë që ndodhi.

- Advertisement -

“Ai është i lënduar dhe i mërzitur. Të kuptosh që po humbet fëmijët nuk është e lehtë për të. Ai i do fëmijët e tij dhe i mungojnë ata, gjithçka është shumë e trishtueshme”, tha një burim i afërt me Brad Pitt për revistën People. “Ai ka qenë i fokusuar që të ketë marrëdhënien më të mirë me fëmijët e tij që nga divorci”.

Shiloh Jolie s’i tha Brad Pitt se po hiqte mbiemrin e tij: aktori

Burimi vazhdoi të detajojë lidhjen që Pitt ka me Shiloh. “Brad Pitt nuk ishte kurrë më i lumtur se kur lindi, sepse ai gjithmonë kishte dashur një vajzë”, shtoi burimi.

- Advertisement -

Veprimi ligjor i Shiloh për të fshirë mbiemrin e babait të saj nuk është unik brenda familjes. Vajza e tij Vivienne shfaqet në titullin e muzikalit “The Outsiders” si Vivienne Jolie, dhe Zahara, një tjetër nga vajzat e tij, u shfaq në një shoqëri kolegji pa Pitt në emrin e saj. Maddox gjithashtu përdor Jolie në dokumentet e tij ligjore.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock