Sara Gjordeni pas daljes nga BBV është shumë aktive në rrjet sociale. Ku na tregon se po shijon shtatzëninë, bashkëjetesën me Bardhin, por edhe po ecën përpara në karrierë.
Një javë më parë ajo mbylli eksperiencën si një nga pjesëtarët e jurisë në “She’s on Top”.
Por nuk ka mbaruar këtu, duket se Sara do të kthehet së shpejti në ekran në një emision të ri dhe këtë e ka bërë të ditur vetë bukuroshja përmes një postimi në instastory.


 
			 
                                 
                             