Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni ka zbuluar së fundmi se nuk do t’a bëjë publike bebin.
Ajo ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët e kanë pyetur nëse do e bëjnë bebin fytyrë publike?
Sara është shprehur se është kundër dhe u thotë fansave që të mos presin që vajzën që do të sjellë në jetë t’a publikojë çdo ditë në rrjetet sociale
Jemi shumë kundër. Vetëm nëse ajo zgjedh vetë rrugën e medias. Atëherë absolutisht do e lëmë të ndjekë ëndrrat e saj siç na kanë lënë ne prindërit tanë.
Mos prisni ta nxjerrim çdo ditë në “Instagram” ose ti hapim profil”, është përgjigjur Sara.
