Ori ka kritikuar Ilnisën që nuk reagon asnjëherë në rastet kur Meritoni sulmohet nga banorët e tjerë. Që sipas saj nuk tregon shenjë dashurie.
“Sa herë që Meritoni ka sherr, ajo ha makarona dhe i kapërcejnë në fyt. A je krenare për atë që pe tek klipi? Se mirë tek rripi je në gjumë, po këtu në tavolinë’,tha Ori Nebijaj.
“Unë i thashë disa gjëra Meritonit tek shtrati. Kjo është një çështje që më takon mua. Se si e përcjell unë marrëdhënien e tij qoftë me Rozën, me Ledjonën apo me ish-partneren e tij është puna ime”- tha Ilnisa.
“Është hera e parë që e pashë këtë, nuk e kam analizuar për shkak të dinamikës dhe emocionit, por do e diskutoj pas spektaklit me Ilnisën.”- tha Meritoni.

 
			 
                                 
                             