Humbja e një personi të dashur është diçka që nuk mund të kuptohet plotësisht derisa ta keni përjetuar vetë.
Pasi humbi gruan e tij Ruby në vitin 2003, Stan Beaton kishte ruajtur një gjë që do t’ia kujtonte gjithmonë atë Ky ishte një regjistrim i zërit të saj në një telefon, diçka që mund të duket krejtësisht e zakonshme, por që befas bëhet një pjesë e çmuar e një personi që ka mall për dikë që ka humbur.
Për fat të keq para pak vitesh një problem teknik kishte bërë që ky mesazh të fshihej. Por, një ekip nga Virgin Media ishte në gjendje të gjurmonte mesazhin dhe ta rivendoste atë për Stan. Për herë të parë në 14 vjet, ai mundi të dëgjojë edhe një herë zërin e gruas së tij të ndjerë.
“Është thjesht një tingull i mrekullueshëm, i mrekullueshëm që mendova se kishte humbur përgjithmonë”, u shpreh ai teksa dëgjonte zërin e gruas dhe shpërtheu në lot.