fbpx
Ad imageAd image

Rrugëtimi i Shqipërisë në ‘Euro 2024’, FSHF ia beson këngën zyrtare Capital T

Blloku min lexim

 Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik lajmin e daljes së këngës zyrtare që do të shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionati Europian “Gjermani 2024”.

Kënga e titulluar “Albania” do të këndohet nga Capital T dhe do të bëhet bëhet publike në 30 maj, rreth dy javë para nisjes së aventurës së kuqezinjve në Gjermani.

- Advertisement -

Postimi:

FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

- Advertisement -

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

- Advertisement -

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO