Shqipëria vijon të shpopullohet nga dita në ditë. Kush me leje qëndrimi të rregullt e kush “në të zezë”, shqiptarët po shohin si shpresën e vetme vendet e BE-së.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se për periudhën janar-shtator, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil ishin gati 12 mijë.
Përgjithësisht, rreth 60% e atyre që kërkojnë azil aplikojnë për herë të parë, ndërsa pjesa tjetër janë riaplikime.
Franca vijon që të jetë shteti kryesor ku drejtohen shtetasit shqiptarë që duan të kërkojnë azil, si rrjedhojë e politikave më sociale që ai ndjek. Në vend të dytë është Gjermania, e ndjekur nga Italia.
Por pavarësisht shifrave që flasin qartë për largimet masive, kjo gjë nuk reflektohet tek të dhënat e qeverisë. Mes të larguarve ka edhe shumë profesionistë, duke sjellë mungesë të theksuar në disa fusha në shumë qytete.