fbpx
Ad imageAd image

Rrëfimi rëqethës i 30-vjeçares që braktisi foshnjën në garazh: Të dashurin e njoha në rrjetet sociale, më kërcënonte

Blloku min lexim

Braktisje, dhunë dhe  sëmundje këto janë lajme të tmerrshëm që kemi dëgjuar kohët e fundit në vendin tonë. Situata bëhet më e keqe kur bëhet fjala për fëmijë. I tillë ishte edhe rasti i Eglanta (Eglantina) Isufi, 30-vjeçarja që pak ditë më parë braktisi foshnjën që sapo solli në jetë.

- Advertisement -

E reja që lindi foshnjën dhe e braktisi atë në garazhin e një pallati në Yzberisht, thotë se është penduar për atë që ka bërë.

Gjatë një emisioni televiziv ka treguar arsyet pse e braktisi foshnjën, që ndërroi jetë në spital, dhe detaje rreth babait të foshnjës që sipas saj mohoi atësinë.

- Advertisement -

Ajo tha se me babain e foshnjës është njohur në rrjetet sociale, por ai nuk ka pranuar atësinë edhe pse kanë vazhduar komunikimin edhe pas shtatzënisë.

- Advertisement -

“Pata një lidhje me dikë. Se kuptova në fillim  se isha shtatzënë. Ia thash, por ai  nuk e pranonte. Atë e kam takuar në Korçë se atje kam njerëzit e mi. Jemi njohur në rrjetet sociale. Ai është nja 32-vjeç e ca, edhe kohet e fundit kemi komunikuar. Kishim një vit gati që ishim të lidhur. E dija që jetonte me prindërit. Një vëlla e kishte jashtë.

 Po ka pasur lidhje të tjera. Por ishte vetëm kur u njohëm. Në fillim lidhja jone ishte serioze, por kohët e fundit nuk ishte. Kishim keqkuptime, gjëra pa vlerë, llogari shumë, kërcënime. Unë i thash kur e kuptova se ashtu….se mbante përgjegjësinë. Isha tre muajshe kur ia thashë. Mami e mori vesh një javët e fundit. Kisha frikë”, shprehet ajo.

Ndërsa nëna tha se nuk e dinte, ndërkohë të dy prindërit shprehen hapur që nuk do ta përkrahnin një vajzë që mbeti shtatzëne e pa martuar. Për fat të keq foshnja ka humbur jetën pas disa orëve në terapi intensive.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO