Viktor Zhusti, personazhi i vetëm i komedisë “Testamenti” ka treguar në “3D” më shumë rreth “Kuqos”. Zhusti tha se personazhi jeton dhe bën krahasimin e dy kohërave, atë të komunizmit dhe demokracisë. Aktori rrëfen se e gjithë kjo histori realizohet brenda një bunkeri.
“Është një personazh i çuditshëm pasi ka jetuar në dy kohë, atë të sistemit të komunizmit dhe në një kohë tjetër. Në sistemin e parë ai ka jetuar me mendje trup në sistemin e dytë vetëm merr frymë pasi mendja, idetë janë të kësaj bote. Optika që ka ai nga botëkuptimi i vet e bën të shikojë ngjarjet e kohës së sotme krejt ndryshe. Shikon dhe bëhet krahasimi i asaj që si ishte diktatura dhe si është kjo që ca uliganë na e sollën dhe e quajnë demokraci ” shpjegon Zhusti.
Autori përfiton nga rasti që të bëjë një paralelizëm midis dy kohëve , një skaner të historisë së Shqipërisë. Por nuk mungon dhe humori drithërues për Kuqon. “Kuqo në disa ngjarje nuk ka marrë pjesë! As në Moskë s’ka qenë, e megjithatë ai beson se ka qenë dhe ka parë sakofakun e Leninit, çka e trishtoi. Papritur shikon një siluetë që vjen drejt tij, tmerrohet dhe shikon që është Stalini, i cili dhe ky i fundit e njohu atë sepse ishte shqiptar. Gjithë kjo histori, fantazi është brenda një bunkeri. Bunkeri është bota e tij, dhe për të mjafton tërësisht” shprehet me humor Zhusti.