Sara Gjordeni ka zhvilluar dje një bisedë me Olsi Bylykun, ku ka zbuluar disa detaje për jetën e saj private. Kur aktori i njohur e pyeti atë se si e mendon jetën me Bardhin, për të cilin ka shprehur pëlqim brenda “Big Brother VIP 3”, ajo u shpreh se e ka një eksperiencë me një artist nga Kosova.
Pa dhënë shumë detaje, Sara tha se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm, dhe e ka menaxhuar shumë mirë distancën.
Pjesë nga biseda:
Olsi: O zemra, po si e ke menduar jetën tënde me Bardhin, e kam seriozisht? Si e mendon lidhjen me një artist?
Sara: Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm.
Olsi: I Shqipërisë apo i Kosovës?
Sara: I Kosovës.
Olsi: Si ishte jeta?
Sara: Shumë e qetë. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën. Gjithçka vendoset në fillim.