Ish banorja e Big-Brother Vip Heidi Baçi festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj.
Aktori zgjodhi ta uronte në rrjetet sociale, teksa postoi një fotot krah saj, e po ashtu i shprehu se sa shumë e do.
Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua dhe kur s’ta them”– shkruan ai.
Por përveç kësaj, duket se ai ka zgjedhur dhe dhuratën më të bukur për përvjetorin e partneres së tij. Mes postimeve të ditëlindjes, Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”.


 
			 
                                 
                             