Robert Berisha, i ftuar në “Cherry on Top”, me Bora Zemanin, mes të tjerash ka folur mbi komentuesit, të cilët thonin se vetë ai është bërë i famshëm nga ish partnerja Nora Istrefi.
“Kam pas komente që edhe t’i duhet ta falënderosh Norën. Kush nuk e di unë jam çuni i Tomor Berishës, kompozitorit shumë të njohur. Kur kam dalë në skenë Nora ka qenë pesë vjeçe. Atëherë nuk ka pasur rrjete sociale dhe Youtube dhe më njihte vetëm Kosova. Por për Shqipërinë, që pas fejesës me Norën më ka dhënë një shtysë dhe e falënderoj deri sa të jem gjallë”, tha këngëtari.
Ai tregon se së shpejti do të realizojë edhe një intervistë me Norën. “Së shpejti do ndodhë, Nora është tip që i ikën intervistave, por te unë duhet të vijë shumë e përgatitur dhe shumë shpejt ka për të ndodhur.”

 
			 
                                 
                             