Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, duket se e zotëron me mjeshtëri formulën e stilit! Artistja është fotografuar një ditë më parë në rrugët e Nju Jorkut e veshur me një palë xhinse shumë të gjera, por detaji që ra menjëherë në sy ishte gjatësia e tyre. Me pak fjalë, xhinset fshinin dyshemenë!
Me të çara dhe xhepa të mëdhenj, xhinset e gjata janë zgjedhja 35-vjeçares për të dalluar në rrugët e këtij qyteti.
Sigurisht, ne e dimë se çfarë ju po mendoni! A është kjo një zgjedhje praktike? Sigurisht që jo. Por, ajo është Rihanna dhe mund të veshë xhinse super të gjera dhe të gjata e çuditërisht, t’i rrinë yll.
Por, nëse ju pëlqen stili i saj dhe nuk keni frikë të ndryshoni gjërat dhe të shkoni në ekstrem, provojeni! Vetëm kini kujdes se mos pengoheni!