Faqja e Luiz Ejllit në Instagram u bë e ditur se u bllokua që mbrëmjen e shkuar dhe sot vazhdon akoma.
Në lidhje me këtë një reagim u bë nga partnerja e tij, Kiara Tito, e cila ishte e ashpër në postimin në InstaStory.
“Prandaj nuk bëhet ky vend se fusim gjithmonë hundët në punët e tjetrit. Lëreni rehat njerëzit në jetën e tyre”, u shpreh ajo.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 vazhdoi: “Edhe diçka, nuk është që fitoni ndonjë gjë, se aq herë sa do tentoni ta mbyllni, aq herë do rihapet”.
