Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Reshat Arbana i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, është larguar nga ambientet e spitalit në Spitalin Universitar Nënë Tereza, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi se ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.
Mësohet se ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi e Xhoana Xhanaku.