Në Antarktikë, gjatë muajit të kaluar temperatura janë rritur mesatarisht 10 gradë mbi normalen dhe u përshkrua si valë e të nxehtit rekord.
Globi ka përjetuar 12 muaj ngrohtësi rekord, me temperatura që tejkalojnë vazhdimisht rritjen 1.5C mbi nivelet paraindustriale që është cilësuar si kufiri për të shmangur ngrohjen globale.
Prej kohësh, shkencëtarët kanë parashikuar se efektet më të rëndësishme të ndryshimeve klimatike do të jenë në rajonet polare, “dhe ky është një shembull konkret”.
Është hera e dytë që rajoni goditet nga vala e të nxehtit. Hera e parë ndodhi në mars të vitit 2022, duke shkaktuar shkrirjen e një pjese të shtresës së akullit me madhësinë e Romës.