fbpx
Ad imageAd image

Receta më e kërkuar në Google, si të bëni tiramisu në kushte shtëpie

Blloku min lexim

Tiramisu në kushte shtëpi është sot receta më e kërkuar. Prandaj ne po iu tregojmë se si ta përgatisni atë e ta bëni atë aq të shijshme sa të lëpini gishtat.

Përbërësit:

- Advertisement -

5 kokrra vezë

1 filxhan çaji sheqer

- Advertisement -

500 gramë djathë Mascarpone

400 gramë biskota Savoiardi

- Advertisement -

4 kafe ekspres

2 luge gjelle pluhur kakao për zbukurim disa luleshtrydhe për zbukurim

pak kripë

Përgatitja: Në dy tasa ndajmë të verdhat nga të bardhat e tre vezëve, dy kokrrat e tjera i lëmë të plota te tasi me të verdhat. I rrahim me mikser derisa të bëhen si krem. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë e rrahim. Në tasin tjetër, ku kemi të bardhat e vezëve, shtojmë pak kripë dhe i rrahim fort derisa të bëhen si borë.

Në tasin me kremin me të verdhat e vezëve shtojmë djathin Mascarpone dhe e përziejmë me kujdes. Shtojmë të bardhat e vezëve. Vazhdojmë e përziejmë ngadalë që të mos ulet volumi. Në një tepsi vendosim një shtresë krem.

Biskotat Savoiardi i lyejmë me kafe ekspres dhe i vendosim mbi shtresën e kremit. E përsërisim këtë veprim disa herë. Kjo është receta klasike e tiramisusë. Sipas dëshirës, në mes mund të vendosim feta luleshtrydhe ose copa çokollate. Në fund, e spërkasim me kakao dhe e zbukurojmë me luleshtrydhe.Ëmbëlsira duhet të qëndrojë disa orë në frigorifer përpara se të konsumohet.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO