ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Reagon ish-partnerja e Meritonit hedh akuza ndaj tij: Na kërcënon gjithë kohën

by Blloku
29/01/2024
Reading Time: 4 mins read
371 27
0
Reagon ish-partnerja e Meritonit hedh akuza ndaj tij: Na kërcënon gjithë kohën

Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi ka nisur një histori dashurie me gazetaren 11 vite më të madhe Ilnisa Agolli brenda shtëpisë së BBV, edhe pse kanë vetëm dy javë që njihen.

Çifti i parë i Big Brother Vip janë prindër të dy fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme. Meritoni është baba i një djali, ndërsa Ilnisa ka një vajzë.

Por ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, nuk ka jenë e paqtë pasi dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024

Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në  emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre.

Mjekiqi u pyet nga moderatori në lidhje me bisedën që ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij të hip hop-it, Varrosin, gjë për të cilën ai u shpreh se nuk i interesonte më.

“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ishpartneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.

Ai ndër të tjera deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja ishin të forta, ndërsa tha se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba.

Në lidhje me marrëdhënien e tyre aktuale, ai tregoi: “Ka një kohë që s’e kam parë, normal që edhe mërzitem, edhe kush ka evlad e din këtë pjesë. Mundohem me kalu në mënyra të ndryshme virtuale për me afru, kur e kam larg, është një vjet e gjysmë, ka filluar t’i bëjë ato veprimet e Meritonit. Mua më dhemb më së shumti për djalin kur të rritet edhe i merr vesh disa gjëra, edhe munden me lëndu, për shembull një veprim i tillë, një veprim i mamit të vet që e ka bërë gabim dhe për këtë arsye mundohem që mos të bëj ndonjë veprim të gabueshëm në lidhje me familje që mbas 10 viteve, Loari kur të rritet, Loari të thotë: ‘Këqyr babi paska bërë diçka gabim në lidhje me mamin tim ose me mua”.

Por në lidhje me këtë rrëfim, reagoi ish-partnerja e Meritonit për të rrëfyer version e saj të situatës. Mbrëmjen e së martës, ish e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij.

Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Në postimet në vazhdim, Egesta ka theksuar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.

Tags: ilnisameriton

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro