Mëngjesin e sotëm, në një provincë të Indisë, një grua ka sjellë në jetë një fëmijë unik me dy fytyra, katër këmbë dhe katër krahë.
Stafi i spitalit u befasua kur pa se fëmija kishte lindur i lidhur me një trup tjetër që nuk ishte zhvilluar plotësisht. Duken se këmbët dhe krahët e pazhvilluara ishin duke dalë nga gjoksi i të porsalindurit.
Shumë njerëz nxituan drejt spitalit për të parë këtë rast të jashtëzakonshëm. Megjithatë, fëmija ndërroi jetë vetëm pak orë pas lindjes.
Është një rast kaq i rrallë, sa vetë mjekët nuk dinë t’i vendosin një emër teksa arsyet e vdekjes së foshnjës janë ende të paqarta.
Megjithëse lindja nuk kishte komplikime, ndodhi në një rajon rural ku gratë pothuajse nuk i nënshtrohen ekzaminimit prenatal, gjë që mund të shpjegojë disi këtë situatë.