ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Rama, Nano, Meta/ Divorcet e bujshme të kryeministrave socialistë

by Blloku
21/06/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Rama, Nano, Meta/ Divorcet e bujshme të kryeministrave socialistë

Kryeministrat socialistë ndër vite, duket se i ka ndjekur ‘fati i keq’ në jetën personale, pasi në vite të ndryshme të karrierës kanë deklaruar divorcin nga bashkëshortet. I fundit në radhë ishte Ilir Meta, i cili mbrëmjen e djeshme deklaroi nisjen e procedurave të divorcit me Monika Kryemadhin, e cila përveç se bashkëshortja e tij në shtëpi, ka qenë dhe bashkëpunëtore në politikë, për vite me radhë.

Divorcit nuk i ka shpëtuar as kryeministri në pushtet, Edi Rama, i cili do të divorcohej nga aktorja e njohur Matilda Makoçi, në vitin 1991, kur nuk i ishte futur ende rrugës së politikës. Rama dhe Makoçi ishin prindër të një djali, i cili qëndroi me të ëmën e tij, edhe për shkak të moshës së vogël.

Rreth 20 vite më pas, pas disa historive rozë, që kishin qenë pjesë dhe e mediave të kohës, Rama u martua me Linda Bashën, me të cilën sollën në jetë edhe djalin e tyre Zaho. Rama ka qenë vetëm 27-vjeç në kohën kur është divorcuar nga Makoçi, e cila më pas u largua tërësisht nga jeta publike në Shqipëri, edhe pse ishte në fillimet e një karriere të mrekullueshme si aktore.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Divorci më i bujshëm deri tani ishte ai i ish-kryeministrit Fatos Nano që njësoj si Ilir Meta, deklaroi në një intervistë televizive në vitin 2001 se po divorcohej nga bashkëshortja dhe nëna e dy fëmijëve të tij, Rexhina Nano. Ai tha atëherë në emisionin “Opinion” se martesa e tij prej 27 vitesh kishte ardhur në fund.

“Unë kam iniciuar procedurat e divorcit. Kam formalizuar qëndrimin tim për fat të keq të pakthyeshëm me gjykatën. Janë arsye të gërshetimit të jetës sime familjare me vuajtjen, gëzimin, konsumimin dhe efektin e politikës dhe karrierës së politikës të kryetarit të opozitës dje dhe mazhorancës sot.

Janë mjaft arsye njerëzore që ndodhën, më vjen keq që më ndodhën mua dhe që më çojnë mua tek shfaqja në publik i këtij morali. Unë një raporti të konsumuar i them legalisht dhe publikisht, ndal”, – shprehej në atë kohë Nano.

Në gjykatë Nano mori përsipër peshën e fajit për ndarjen dhe vetëm 1 vit më vonë kurorëzoi dashurinë e tij me Xhoana Nanon, 21 vite më të re në një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës. Ndarja dhe martesa e dytë e ish-kryeministrit Nano ishin ngjarje që u përfolën mjaft në atë kohë, edhe për mënyrën vanitoze të jetës së politikanit socialist.

Por nëse divorcet e Ramës dhe Nanos kanë pasur kryesisht një palë publike, ai i Metës dhe Kryemadhit, është padyshim më i përfoluri, për shkak se karriera e gjatë në politikë, i ka servirur të dy ata në sytë e publikut, si karaktere mjaft të forta

Tags: divorcemetananorama

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro