Ndërhyrja e Sara Gjordenit në një bisedë mes Gazment Ujkashit dhe Alfio Rrotanit nervozoi jo pak kozmetologun në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Moderatorja iu drejtua me batutën “na çave kokën”, ndërsa Gazi ia ktheu ashpër. Mos m’u afro më tha, i tha ai Sarës, duke e shtyrë me dorë.
Debati mes Sarës dhe Gazit:
Gazi: Sa më shumë të ketë urrejtje dhe pakënaqësi për një banor, ai është lojtari fitues
Sara: Ç’na çave kokën o Gaz
Gazi: Do më lësh, se ta futa mbrapsht. Ik m’u hiq qafe, në kulmin e muhabetit ti më hidhesh mua. Ne duke bërë muhabet këtu, ti më bën dërr dërr…
Sara: Hë re ti, vetë the kush ka më shumë pakënaqësi