fbpx
Ad imageAd image

“Që të mbahesh mend në BB, të duhet histori dashurie”, Luizi reagon ndaj deklaratës së Liesës

Blloku min lexim

Mikesha e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani, ishte e ftuar në “Wake Up” ku diskutoi edhe për karakteristikat që dikush duhet të ketë për t’u futur në “Big Brother” dhe për t’u mbajtur mend.

- Advertisement -

Në gjykimi e Liesës, në këtë format duhet të krijosh patjetër një histori dashurie që të mbahesh mend, gjë të cilën ajo s’do ta bënte. Madje, kujtojmë se ajo vetë ishte për një kohë të gjatë kundër romancës së Kiarës me Luiz Ejllin, teksa në intervista shprehej se shpresonte që puthja e tyre të mos ndodhte kurrë.

Jam shumë realiste dhe e di që një format si “BB” do të ishte shumë i mirë për mua në aspektin e rrjeteve sociale, e promovimit të emrit, ndoshta për një vend pune që mua do më pëlqente… Por që të arrija në atë nivel, do më duhej mendoj unë, mbase jam gabim, një histori dashurie që unë nuk do ta bëja dot aty brenda. Do të ishte pak e vështirë.

- Advertisement -

Në “BB” po ta vëmë re, nga çdo edicion mend mund të mbajmë 2 apo 3 personazhe. Nuk e di sesa mund të realizohej të isha pjesë e këtyre personazheve që do mbaheshin mend. Jo të gjithë kanë një histori dashurie, por mbahet mend fituesi, dikush që u lidh me dikë. Rasti i Beniadës që ishte një fenomen për shkak të karakterit të saj.

Pra janë disa personazhe që kanë veçoritë e tyre, që mbahen mend, tha Liesa.

- Advertisement -

Sigurisht kjo deklaratë nuk i ka shpëtuar Luizit i cili në postimin ka komentuar “ O teze”. Ndërsa Liesa ja kthen “Ti je në atë kategori gjë do mbahesh mend gjatë”.  Epo nga fansat këto replika janë parë si kunja mes njeri-tjetrit!

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock