Shqiptarët vazhdojnë të punojnë fundjavave dhe ne orë të zgjatura, por sërish e kanë të pa mundur të kursejnë, për shkak të jetesës së shtrenjtë. Si rrjedhojë shqiptarëve iu duhen 208 vjet e 11 muaj për të fituar 1 milion euro.
Këto të dhënat vijnë nga analistët në Picodi.com të cilët kanë numëruar se sa vite do t’u duheshin njerëzve që jetojnë në vende të ndryshme të botës të fitojnë 1 milion euro.
Shqipëria pozicionohet ndër vendet e fundit pasi në bazë të llogaritjeve, një punonjësi shqiptar i duhen më shumë se 208 vite për të fituar 1 milion euro.
Ndërkohë, analiza tregon se nëse mbledhim të gjitha pagesat neto të marra nga një punonjës mesatar, një banor i Zvicrës do të fitonte milionin e parë të tij më shpejt: Për 15 vjet e dy muaj, ndërsa në Singapor 18 vjet e dy muaj, në Luksemburg është 18 vjet e gjashtë muaj, në SHBA 21 vjet e tre muaj dhe në Islandë 22 vjet e pesë muaj.
Me pak fjalë një shqiptar deri në fund të jetës e tij nuk i bën dot kurrë 1 milionë euro, vetëm nëse kursejnë deri në brezin e tretë.