Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së publikoi listën e vendeve më të lumtura dhe më të pakënaqura në planet, me Finlandën që zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi, ndërsa në anën e kundërt të tabelës, Afganistani doli në vendin e fundit.
Tetë vende evropiane janë në dhjetëshen e vendeve më të lumtura, ku Danimarka vjen në vendin e dytë në listën e 140 vendeve dhe Islanda në të tretin. Në dhjetëshen e parë janë gjithashtu Suedia, Izraeli, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia.
Në rënie në renditje ranë Britania e Madhe, e cila u rendit në vendin e 20-të pas vendeve si Lituania apo Republika Çeke, dhe SHBA-të, të cilat ranë tetë vende në krahasim me vitin 2023 (e 23-ta këtë vit – e 15-ta në 2023).


