Autorin dhe moderatorin e “Aldo Morning Show” e ndjekim çdo mëngjes, por shumë pak mund të dihet për jetën e tij private, nga personazhi që fshihet misteriozisht pas mikrofonit të mëngjesit e që arrin të nxjerrë sekretet e shqiptarëve që telefonojnë.
Aldon Lipe fshihet ngado për të mos e zbuluar fytyrën, por me zhvillimin e teknologjisë e aksesit të lehtë në internet, po e gjen të pamundur.
Së fundmi është “ thyerë akulli” dhe ka qenë një nga pjesëtarët e stafit i cili ka filmuar Aldon, jo vetëm zërin e tij, por dhe fytyrën duke shuar kështu kureshtjen e mijëra shqiptarëve se si duket moderatori i cili i zgjon me zërin e tij çdo mëngjes.