Elvis Myrta, gazetar i kronikës së zezë, ishte ndoshta më pak i njohuri në startin e këtij edicioni të tretë të Big Brother, por sapo vuri këmbën në shtëpi, u kujdes që batutat dhe autoironia e tij të mbahen mend. Teksa e prezantoi veten si një “njeri të këputur e popull të thjeshtë”, Lisi ia doli që të rrëmbente menjëherë zemrat e një pjese të mirë të banorëve, e padyshim publikut që në këtë javë të parë ka shprehur mbështetjen.
Por çfarë e shty Elvisin, apo Lisin, siç e njohin të gjithë kolegët e tij, që t’i futej një aventure siç është Big Brother, ku padyshim rrethi i fansave mund t’i japin një avantazh që në nisje, një aktori, apo një këngëtari, që është më i rrahur me masat, më shumë sesa një gazetar i kronikës?

Fatjoni tregon kohën kur ka punuar në të njëjtin televizion me Elvisin e si u njohën mes dilemave. Kolegu i tij tregon edhe peripecitë që Elvisi ka kaluar sidomos vitin e fundit, me sëmundjen e babait, që sigurisht sjell edhe vështirësitë ekonomike.
“Flinte në këmbë pranë të atit. Një pjesë e mirë e jona e patëm përjetuar atë situatë. Sepse Lisi s’ishte më i mëparshmi. Ishte i pagjumë, i pashpresë, i hallakatur, natyrisht gjithçka kishte edhe kosto financiare. Aty e kam njohur ende më mirë kur ngjita shkallët për të shkuar në dhomën ku ishte i ati. Një krenari e jashtëzakonshme e sedër për tu adhuruar ai djalë. “Fatjon, do gjak çdo ditë”… Shumë iu gjendën pranë në ato çaste, por shumica popull, e populli s’ka ça i bën as nuk ofron shumë zgjidhje e alternativa për popullin kur ka nevojë. Gjithsesi zemra e popullit është shpëtimi i popullit, ato zemra që Lisi ka nisur ti prek e ti bashkojë sot, dhe ende s’kemi parë gjë akoma, kur ato zemra të bukura shqiptarësh ta përqafojnë këtë karakter e fenomen, sepse ai është ata. Lisi e kaloi atë situatë, dhe ndoshta më tepër se kaq, që i takon atij ta rrëfejë.
Ai kishte nevojë për një shkundje dhe qëlloi në shenjë. Dyert që i qëndronin mbyllur një rrogtari të zakonshëm në këtë vend që s’bën kurrë prekopi mbi këtë shtyllë, ai vendosi ti shkelmojë. “Ik pirdhuni moralistë e të pamoralshëm, do ju bëj puçin dhe i moralshmi do të dal unë në fund”. Ma merr mendja se diçka të tillë ka menduar para se ta bëjë këtë hap. Mendoj se ka bërë një goditje. Ka hyrë ndryshe në BBV, jo me limuzina e tym, e të jeni të bindur se do dali po ai, lalai ynë. Populli shkon me popullin në fund të ditës”, tha ai/ Zeri.ai/