fbpx
Ad imageAd image

Pse i varin këpucët në telat e rrymës elektrike? Ka teori të shumta për këtë

Blloku min lexim

Kemi parë shpesh nëpër filma këpucë të varura në telat e rrymës elektrike, por a e dimë vërtet arsyen pas këtij veprimi?

Ka mendime të shumta dhe të ndryshme pse njerëzit i hedhin këpucët në telat e rrymës elektrike.

- Advertisement -

Në të vërtetë, rreshteri i policisë në pension Rob Demarco, i cili kaloi 20 vjet në forcën e Eastchester në Nju-Jork, thotë se shumica e këpucëve që përfunduan aty, ishin pa ndonjë arsye, thjesht kanë vepruar njëjtë sikurse njerëzit që i kishin hedhur më parë. Pra, me pak fjalë ishin rezultat i mentalitetit: “bëj çfarë bën tjetri”.

Mirëpo, ka disa teori për këtë gjest.

- Advertisement -

Mbase nuk e keni ditur, por shumë kohë më parë, njerëzit i varnin këpucët tek telat e rrymës elektrike për të shprehur një emocion personal. Për shembull, sipas një tradite të vjetër angleze, njerëzit varnin këpucët e çiftit për t’i uruar lumturi dhe pasuri.

Gjithashtu, sipas një tradite i varnin çizmet për të simbolizuar fundin e postit ushtarak. Pionierët e hapësirës, ​​Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, me sa duket varën çizmet me të cilat shkelën në krye të raketës përpara se të ktheheshin në Tokë.

- Advertisement -

Edhe pse këto tradita japin idenë se këpucët e varura në telat e rrymës elektrike mund të shërbejnë për një qëllim festiv, ka shumë teori të tjera për to dhe jo të gjitha lidhen me festën.

Një teori tjetër, mjaft e njohur është se bandat me anë të këpucëve të varura në telat e rrymës elektrike shënojnë territorin e tyre.

Sipas një shefi policie nga Prichard, Alabama, dhe anëtarëve të Jackson, Këshilli Bashkiak i Misisipit, disa tregtarë droge komunikojnë se janë të hapur për biznes duke hedhur një palë këpucë mbi telat e rrymës elektrike ngjitur.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock