fbpx
Ad imageAd image

Pse i “leverdis” Top Channel Egla si fituese e BBVIP3?!

Blloku min lexim

Për të famshëm e jo të famshëm fitorja e Big Brother Vip nga Egla Ceno ishte e papritur madje për disa e papranueshme. Shumë mbetën të pakënaqur, shumë të tjerë e cilësuan si diçka absurde që fitorja t’i jepej një personi që u largua njëherë me zarf të zi për ofendime dhe sjellje jo të hijshme në një format televiziv.

Por, si për çudi po Vëllai i Madh që e skualifikoi atë, po ai vendosi tani rikthej dhe të lejojë që publiku ta votoj si fituese. Tani pyetja që ngremë ne është pse i leverdis Top Channel që fituese e këtij edicioni të jetë Egla.

- Advertisement -

Kujtojmë pak si ndodhi vitin e shkuar me Luizin. U kthye nga emigrimi si një artist që pothuajse ishte harruar fare nga publiku. Hyri në BBV me borxhe, si një person vulgar që i kishte rënë me shkelm çdo mundësie, krijoi fillimisht imazhin më të keq në publik dhe më pas me direktivat e produksioni  filloi të ndryshonte çdo gjë. Ai ishte më i forti, iu bënte ballë të gjithëve, i prekte lojtarët  e tjerë në pikë më të dobët, arriti të krijonte familje dhe kështu publiku po e donte.

Sigurisht, për gabime të cila Luizi kishte bërë si gënjeshtra, thyerja e rregullores, fjalori banal apo ofendimet, shumë herë duhej të ishte skualifikuar nga gara.

- Advertisement -

Por kjo nuk ndodhi pasi që brënda lojës dukej se Luizi kishte pranuar menaxhimin e imazhit të tij nga Top Media që nga publikimi i këngës brënda shtëpisë etj.

Ai, më vonë ka pranuar se ndante fitimet me televizionin për çdo koncerte pas daljes së BBV ku madje këta ti fundit ja kishin plotësuar të gjithë axhendën (kalendarin e tij) për komplet vitin në vijim, diçka që ai vetë nuk kishte si ta bënte vetë duke qenë se ishte ende brënda.

- Advertisement -

Kujtojmë se kontrata me Top Channel përfundoj në fillim të këtij muaj.

Tani historia po përsëritet!

Egla gjithashtu ishte një aktore që nuk njihej gjerësisht, pasi ajo prej kohës ishte se emigrante në Itali dhe ishte kthyer vetëm para disa kohësh në Shqipëri, ku punonte tek teatri Skampa në Elbasan. 

Në rrjetet sociale njihej disi për karakterin e saj kritik dhe disi konservatorë.  Ndërsa sapo hyri në BBVIP 3 ajo nisi me sulme, debate, ofendime, zënka dhe skandale pa fund.

Pika që vendosi fatin e saj duket se ishte përjashtimi nga loja me zarf të zi, pasi i derdhi verën në kokën e Meritonit përpos ofendimeve banale.

Produksioni tha se për dy ditë ajo u mbajt në një dhomë të bardhe të izloluar. Në fakt në media dolën disa foto kur ajo lëvizte jashtë e shoqëruar nga regjisorit i formatit dhe persona të tjerë të produksionit.

Shumë gazetarë e analistë të show bizit, që janë shumë afër me TCH thanë se në atë kohë është firmosur një kontratë mes Egles dhe produksionit. Pas rikthimit në shtëpi asaj filloi t’i jepej më shumë vëmendje si dhe më shumë mbrojtje.

Disa mundësi për shfaqjeje dhe interpretime brenda shtëpisë, duke ja rikthyer edhe njëherë vëmendjen publikut tek profesioni i saj, sepse në fund të fund kjo kartë do përdoret nga TCH për të vazhduar me projekte të tjera.

Fushata të medha votimi ishin marrë nga personazhe publike si për Julin,Romeon apo dhe Meritonin, por sërish Egla u shpall fituese.

Epo nga Juli produksioni nuk ka çfarë të marr më përveç se t’i jap hapësirë në ‘Portokalli’, pasi ai është një aktor që e ka konsoliduar famën dhe imazhin e tij, ka miq e shok artistë pa fund, e sigurt që nuk do pranonte të ndante fitimet me TCH.

Njësoj edhe rasti i Romeos! Prej disa kohës ai është pjesë e TCH, para se të hynte në BBV kishte  nisur xhirimet e një filmi. Kështu që kontratën e ka të nënshkruar prej kohësh.

Meritoni e ka të përqendruar karrierën e tij në Kosovë dhe menaxhimin gjithashtu. Pra deri tani emrat e përmëndur si Juli, Romeo apo Meritoni kanë një karrierë dhe imazhë të konsoliduar, diçka që do bënte të vështirë firmosjen e një kontrate menaxhimi të imazhit dhe përqindje nga të ardhurat e tyre ndaj Top Channel.

Heidi nga ana tjetër ishte mjaftë falënderuese që u bë e njohur edhe në Shqipëri por ka theksuar disa herë që nuk zbaton direktivat e produksionit dhe jetën e saj e shikon në Itali.

Përfundimisht, Top Channel i duhej përsëri një njeri “mirënjohës” apo siç e tha Julia: Ai që e ka më shumë nevojë nga ana financiare përpos të tjerave është Egla…

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO