fbpx
Ad imageAd image

Pse emisionet edukativë në TV po vdesin përball emisioneve me “skandale” dhe tabu

Blloku min lexim

“Këto emisionet që shikoni ju sot janë të degraduar”, kjo është fjala që dëgjojmë shpesh nga gjyshërit dhe prindërit tanë. Dhe për ta cekur që në fillim ky opinion nuk jepet duke krahasuar median në kohën e komunizmit, por ecurinë e programeve televizive në këto 10 vitet e fundit.

- Advertisement -

Eh, duhet të pranojmë që programet televizive kanë ndryshuar shumë!

 Deri para 5 viteve emisionet më të ndjekura ishin ato humoristike si “Portokalli”, “Apartamenti 2xl”, që tek- tuk në batuta edhe përdornin ndonjë fjala banale, por ndodhte shumë rrallë.

- Advertisement -

Gjithashtu transmetoheshin më shumë emisione informues, edukative

 me gara dhe lojëra, ku sfidat përmbanin material nga shkollat apo sporte.

- Advertisement -

Ndërsa të dielat gjithmonë kishin “ E diela Shqiptare”, “E diell”,  shumë filma dhe në mbrëmje spektaklet humoristike.

Edhe sot një pjesë e këtyre emisioneve ekzistojnë, por përmbajtja e tyre ka ndryshuar shumë.  Emisionet me humor kanë banalizuar edhe më shumë fjalorin, duke thënë se kështu  thumbohen pushtetarët.

Filmat vizatimor shpesh kanë përmbajtje që nuk duhen parë nga fëmijët.

Ndërsa në çdo vit shtohen emisione që dikur quheshin “tabu”. Të tilla si “Për’puthen”, “Big Brother”, “Love Story”, “LoveIsland”. Ku protagonistët janë të lirë të bëjnë e të thonë ç’të duan.

Deri diku televizionet mund të justifikohen me argumentin se “Tashmë ne po sjellim në ekran atë çka ndodh në realitet dhe atë çka do publiku”.

Por a është kjo vërtetë ajo çka do publiku, apo publiku merr atë çka ne si media i servirim, shpesh duke ndikuar në psikologjinë dhe agjendën e tyre?!

Sepse emisionet e dikurshme që ishin më edukativ, ndiqeshin e pëlqeheshin po kaq shumë sa emisionet e sotshme.

Dikur emisionet me tematika tabu trajtoheshin në një orar të kufizuar pas mesnatës. Ndërsa sot pothuajse në çdo program televiziv do të përfshihet të paktën një puntatë, ku  zhvillohen skena dhe tema , që duhet ta pranojmë për të miturit nuk janë aspak mirë dhe nuk përcjellin kurrë një mesazh.

Por, për fat të keq apo të mirë, emisionet me mё shumë ‘skandale’ sot janë më të klikuara.  Sot gara mes mediave është kush prodhon emisione që tragjeditë ordinere, kërkohet të stimulohet emocioni fals shtazarak, ku për fat të keq reflektimi dhe dinjiteti kanë kaluar në plan të dytë.

Janë shikuesit ata që shprehen për këto emisione dhe i komentojnë si të denigruara dhe po populli i shikon dhe i klikon, i argumenton dhe i mbështet.

Nëse në një titull në youtube vendoset përpara fjala “Skandal”, aty ke hedhur grepin e parë të shikueshmërisë!

Pas gati një viti në Shqipëri vazhdon ende efekti “Luiz”. I cili në fillim u cilësua manipulator,  skematik, gënjeshtar dhe i pacipë. Sot vlerësohet në një premierë edhe më shumë se aktorët e mëdhenj Ndriçim Xhepa, Zamira Kita e të tjerë që kaluan të njëjtin tapetë të kuq.

Por, pyetja që ngrihet është pse ndodh kjo?

– Mos vallë sepse mediat sot iu japin hapësirë të gjithëve. Sepse etja për shikueshmëri ka thyer çdo parim dhe moral njerëzore. Sot në ekrane shohim të rinj që rrihen dhe ofendohen, nuk kanë munguar as marrëdhënies seksuale në emisione të ndjekur, në orare të papërshtatshme. Nuk kanë munguar skema që ligji dhe psikologjia nuk i lejon për fëmijë. Dhe ka nga ata që thonë se këto ndodhin për klikime. Pra deri diku mund të qëndrojë argumenti “shfaqim atë çka publiku kërkon, realitetin”.

-Pastaj ka nga ata që thonë se sot në media mungojnë profesionistët. Dhe sigurisht ky është një tjetër shkak që ndodh. Sepse mentaliteti joprofesional dhe analfabet i jep përshtypjen çdo personi që, nëse je duke bërë videotransmetim një emision dhe hedh në Youtube apo një video skandal që e publikon në rrjetet sociale, mendojnë se janë duke informuar.

Në fakt, sipas etikës në media në këtë rast kjo  nuk është gjë tjetër veçse një formë vetëvrasjeje televizive, një turp profesional që e çon menaxherin drejt dështimit dhe pronarët e televizionit drejt falimentimit të sigurt në mos sot nesër.


– Ka ndryshuar dhe po ndryshon nga ora në orë dhe formula financiare mbi të cilën po menaxhohet industria e telekomunikacionit dhe e transmetimeve audiovizive.

Duhet kujtojmë se politizimi i ekraneve tona, prodhimi i reklamave bajate, bllokimi i fuzioneve midis industrisë të telekomunikimit dhe audiovizive, ndarja e frekuencave me thikë mes tyre, ikja nga loja e tregut e shitjeblerjeve të kompanive mediatike, mospasja e një burse në tregun audioviziv, kthyerja e emisioneve informative në mekanizma marrëdhëniesh publike nga ana e partive politike ose e qeverisë, emsionet e zvargura dhe monotone të pasdites me tone nostalgjike dhe ëndërrimtare ku u bëhen qoka personazheve romantikë, trajtimi i televizionit si radio, si gazetë, si roman, , raportimi i mefshtë, mbizotërimi i skandalev, vijnë për shkak se pas mediave dhe programacioneve qëndrojnë personazhe të politizuar.

Po pse nuk paguajnë këto personazhe për programe më edukative? Eh kjo pyetje ha debat, për këtë do donim edhe mendimin tuaj.

-Një fakt tjetër që ka sjellë këtë  ndryshim në media janë progracionet e kopjuara. Që shpesh televizionet i kopjojnë nga vende shumë më avangarde dhe me kulturë tjetër nga e jona, ku dihet edhe feedback është i ndryshëm.

Mbase shoqëria shqiptare nuk është ende gati shoh emisione me të rinjë që “harbohe” sipas dëshirë. Ndërsa sitiuata përkeqësohet, kur televizionet tona i kanë keq kopjuar këto programe dhe sigurisht mesazhi tek shikuesi merr tjetër linjë.

Pra këtu sërish arrijmë në dyshim që media arrin të ketë ndikim psikologjikë tek shikuesi dhe t’i ndryshojë qasjen.

Por, kjo gjendje po e shtrin ndikimin edhe më tej. Janë prekur keqazi Arti, Kultura dhe Muzika.

Këngët të cilësuara “komerciale” , shpesh me fjalor banal, sot preferohen më shumë. Ose të paktën me këngë të tilla, që prekin adoleshentë këngëtarët arrijnë të mbijetojnë. Për fat të keq edhe këngëtarët më të vjetër në treg po ndjekin këtë trend, ndryshe do iu duhet të heqin dorë nga ky art sikur shumë të tjerë.

Mbase duke marrë shembull pak edhe nga këngëtarët e huaj, sot çdo klipi kënge do të shoqërohet me vajza provokuese në veshje dhe kërcim. Por, nuk duhet të harrojmë një detaj këngëtaret në rajon dhe evrop vazhdojnë të mbeten diva kur përformojnë live.

Epo kjo është muzika me të cilën argëtohen të rinjtë, ata duan diçka që gjejnë veten, që nuk i lodh të menduarit dhe me pak banalitet.

Ndërsa po të flasim për filmin dhe artin, këtu mbetemi pa fjalë. Filmat dhe shfaqjet teatrale patjetër duhet të kenë të paktën një skenë me përmbajtje banale, sepse vetëm ashtu mund të tërheqin ata pakë shikues që i ndjekin.

Sepse jemi në epokën kur shpenzojmë shumë për të dëgjuar këngët e reperave, ku gjysma e tekstit është me sharje, kërcënime dhe ofendime, por shumë pak nga ne shpenzojnë 500 për të shkuar në teatër.

Epo gjërat e shpjeta që marrin nga interneti në telefon dhe tabletë, kanë ndryshuar shumë edhe qasjen e televizioneve tek shikuesit.

Pra kur jemi përballë faktit se kemi këngëtar të njëjtë, që dikur na nderoni me zërin e tyre e sot i janë bashkuar turmës, këtu ngrihet në peshë sërish opsioni që : mbase shikuesi sot kërkon të marrë nga televizoni shfaqje të tilla.

Ne kemi renditur vetëm disa nga pikat, që për fat të keq duhet ta pranojmë që janë shumë të vështira për t’u ndryshuar.

Duke e lënë këtë artikull të hapur, po ju pyesim juve pse televizionet sot tramestojnë promagracione me përmbajtje banale??

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO