ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Pse ëmbëlsirat që përgatitni nuk dalin si recetat që lexoni

by Blloku
11/12/2023
Reading Time: 3 mins read
384 16
0
Pse ëmbëlsirat që përgatitni nuk dalin si recetat që lexoni

Pjekja dhe përgatitja e ëmbëlsirave është gjithnjë një proces sa i bukur, aq edhe i komplikuar. Rastet kur receta juaj e preferuar, edhe pse keni ndjekur udhëzimet hap pas hapi, nuk del siç duhet, me siguri janë të shumta.

Sidomos tek ëmbëlsirat, truket dhe hilet e vogla janë shumë të vlefshme për balancimin e duhur të tyre. Më poshtë, gjeni disa mënyra dhe këshilla se si të evitoni problemet më të zakonshme tek gatimi i ëmbëlsirave.

Kur brumi i kekut është shumë i fortë

RELATED STORIES

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

30/09/2024
Burgeri i famshëm Krabby Patty i Spongebob prodhohet në jetën reale

Burgeri i famshëm Krabby Patty i Spongebob prodhohet në jetën reale

30/08/2024

Nëse keku apo torta është më e fortë se duhet, atëherë problemi qëndron tek punimi i brumit. Më saktësisht, tek përzierja e përbërësve me njëri-tjetrin dhe rrahja e gjalpit apo vezëve. Gjalpi duhet gjithnjë të trazohet mirë që në fillim të përgatitjes së recetës. Në këtë mënyrë do t’i japë kekut tuaj një butësi të pambuktë. Për ta arritur sa më mirë këtë, sigurohuni që gjalpi të jetë paksa i butë përpara se ta rrihni.

 
Pse nuk ju fryhen ëmbëlsirat

Nëse në fund të recetës keku shfryhet dhe ngjan si një petë e hollë, atëherë me siguri keni bërë një nga gabimet e mëposhtme.
Kur përzieni shumë miellin, do të dëmtoni edhe proteinat që ndodhen në të siç është gluteni. Kjo bën që përbërësit e tjerë të mos veprojnë siç duhet në raport me miellin duke ju dhënë një brumë të ngjeshur. Sigurohuni që gjithnjë të shtoni majanë e ëmbëlsirave për fryrje aq sa ju udhëzon receta.

Shtoni vezët dhe lëngjet e tjera që përmban receta duke mbajtur parasysh që i përzieni mirë pa i lejuar të trashen shumë. Pasi një brumë shumë i trashë është i rëndë dhe për pasojë do të keni një pandispanjë shumë të hollë.

Një hap tjetër i rendësishëm është edhe ngrohja e furrës para se ta piqni brumin e kekut. Sigurohuni ta futni brumin sa më shpejt në furrë, pasi ta keni përgatitur.

Kur keku juaj është shumë i thatë

Nëse e keni pjekur më shumë se duhet tortën apo kekun që po përgatitni, keni vetëm disa mundësi për ta rregulluar. Mund të zgjidhni ta spërkatni kekun me ndonjë shurup apo pak sherbet për ta zbutur pak.

Një mënyrë tjetër është prerja e kekut në dy pjesë të mëdha horizontalisht dhe mbushja e dy pjesëve me krem. Më pas mund t’i bashkoni si tek procesi i përgatitjes së një torte. Shtojini fruta apo shërbejeni me një ushqim tjetër shoqërues si akullorja.

 
Kur keku nuk është pjekur brenda

Tortat  e mëdha, kryesisht me përbërje frutash apo karotash, kanë tendencën të piqen nga jashtë, por jo në brendësi. Zakonisht, në recetë jepet saktësisht mënyra dhe temperatura e pjekjes, ndaj ndiqeni atë me përpikëri. Gjithnjë para se ta nxirrni tortën apo kekun nga furra, kontrolloni nëse është gatuar duke përdorur një shkop apo thikë të hollë. Vendoseni shkopin në qendër të kekut dhe nëse del me lehtësi pa aromë brumi, keku është gati./AW/

Tags: embelsirakeshillareceta

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro