Shkencëtarët kanë kryer disa eksperimente dhe kanë zbuluar se një proteinë fluoreshente që gjendet tek kandilat e detit, zbulon gjurmët e gishtërinjve.
Në këtë metodë përdoren pluhura toksike që mund të dëmtojnë provat e ADN-së, ose tretës petrokimikë që janë të dëmshëm për mjedisin.
Spraji është i tretshëm në ujë dhe ka toksicitet të ulët. Gjithashtu mundëson vizualizimin e shpejtë të gjurmëve të gishtërinjve në vendin e krimit.
Profesor Tony James, nga Departamenti i Kimisë në Universitetin e Bath, tha: Ky sistem është më i sigurt, më i qëndrueshëm dhe funksionon më shpejt se teknologjitë ekzistuese. Mund të përdoret edhe në gjurmët e gishtave që janë një javë të vjetra.
