fbpx
Ad imageAd image

‘Promovimi komercial’ po çon Panairin e Librit në Tiranë drejtë krizës

Blloku min lexim
Më datë 15 nëntor ka çelur dyert për të gjithë lexuesit  Panairi  i Librit në Tiranë. “Libri na bashkon të gjithëve” është motoja e edicionit të 26-të të

Më datë 15 nëntor ka çelur dyert për të gjithë lexuesit Panairi  i Librit në Tiranë. “Libri na bashkon të gjithëve” është motoja e edicionit të 26-të të Panairit që do të vazhdojë deri të dielën në Pallatin e Kongreseve. E kthyer në traditë, ceremonia çelëse bëri bashkë në Pallat të Kongreseve botues, autorë, lexues, drejtues të Shoqatës së Botuesve, etj.

- Advertisement -

Por në fakt ajo që kemi vënë re në vitet e fundit është se më shumë fokusi iu vihet botuesve, bëhet garë mes autorëve dhe ka mbetur si në hije lexuesi. Blloku TV ka bërë një vizitë në Panairin e  Librit më datë 16 dhe 17 nëntor dhe menjëherë të bie në sy numri i pakë i personave që vizitojnë këtë panair dhe të mos flasim pastaj për ata që blejnë libra. 

Në vitin e 26-të të Panairit të Librit numri i shtëpive botuese është shtuar, të paktën në krahasim me 4 vitet e fundit.  Tirazhi i kopjeve sa vjen dhe ulet vit pas viti. Këtë e pohojnë dhe shitësit, ndërsa lexuesit thonë se çmimet janë deri diku të papërballueshme, por megjithatë mbeten në kuotën e normales.

- Advertisement -

Dhe këtu lind pyetja a është ky shkaku që ka reduktuar vizitorët në Panairin e Librit.

Nga shqyrtimi që në bëmë rezulton se shtëpitë botuese disa bëjnë ulje 10 %, disa  20% dhe shumë rrallë 30 %, madje ka edhe nga ato që nuk bëjnë fare ulje. Lexuesit shprehen se bëhen ulje vetëm në disa libra për fëmijët, apo libra me poezi, por kur vjen fjala tek romanet e shkrimtarëve të mëdhenj kombëtar dhe ndërkombëtar shpesh të gjitha shtëpitë botuese nuk bëjnë asnjë reduktim çmimi.

- Advertisement -

Ne e dimë që të blesh një libër nuk të varfëron, por duke marrë parasysh se sidomos të rinjtë shqiptar sot punojnë për të mbijetuar, nuk është çudi që ata të mos kenë fare mundësi të blejnë një libër.

Madje është e qartë se nga viti në vit ka më pak ulje për librat në Panair.

Pse po ndodh kjo?

Arsyet mund të jenë të shumta,  por ne mendojmë që një faktor kryesor është marketingu. Pra, foksi po vihet tek autorët, sidomos autorët e rinj shqiptarë. Në vitet e fundit ne kemi parë në panair Librin e Ermal Mamaqit “ Në garë me veten”. Ne nuk kemi asgjë kundra tij, përkundrazi.

Por n bëri përshtypje që edhe vitin që shkoi, edhe në këtë vit ai  në stendën ku shet librin ka bërë edhe një reklame ku thuhet “Një trajnim falas, ai që blen një libër”… Epo autorët e mrekullueshëm që nuk jetojnë më nuk kanë se si të bëjnë këto reklama.

Por në këtë vit gara duket sikur është më tepër mes Bledi Fevziut  me disa nga librat e tij si autor apo përkthyes, të cilat kushtojnë mbi 1000 lekë të reja, si dhe Ben Blushit  me librin “Komploti”. I cili po i bën mjaft reklamë librit të tij në media, në rrjetet sociale dhe në lidhjet politike që ka.

Epo në syrin tonë ky është promovim komercial, që e kthen lexuesin  në një konsumator që autorët turren ta zënë të parin. Epo pikërisht kjo linjë po dëmton Panairin e Librit në Tiranë. 

Ne duhet ta bërtasim me të madhe se; një libër nuk matet e vlerësohet me shitjet e tij, por me lexuesit e tij.

Në këndvështrimin tonë, kjo është arsyeja kryesore që vizitorët në panair po reduktohen. Sepse edhe takimet që bëhen me autorët, qëndrojnë larg objektivit që ata duhet të lënë librin të promovojë shkrimtarin ashtu si prej shekujsh ka ndodhur me Ismail Kadaren, Faik Konicën, Mitrush Kutelin, Viktor Canosinaj e për të mos kaluar më pas në autorët e huaj, librat e të cilëve kalojnë në duar, përthithen në tru dhe mbeten në shpirt!

Gjithashtu, nuk përjashtohet fakti se ndikon shumë edhe zhvillimi i teknologjisë! Tani çdokush mund të lexojë libra online pa qenë nevoja t’i blejë ato. Gjitsesi, ne mbetemi të mendimit që librin konkret nuk e zëvëndëson asgjë!

E thënë shkurt; duhen marrë masa!

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO