fbpx
Ad imageAd image

Program +18? Tashmë BBV Kosova do të shihet vetëm me kod

Blloku min lexim

Reality-show “Big Brother VIP” në Kosovë do të mund të shikohet në platformat televizive me kod sikurse ndodh me filmat për të rritur. Ky vendim është marrë sot nga ‘Komisioni i Pavarur i Mediave’ ku është miratuar ndryshimi i Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se është bërë vetëm plotësim ndryshimi i rregullores me qëllim të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral.

- Advertisement -

Ai ka thënë se tashmë edhe bërë përkufizimi i qartë edhe se çfarë cilësohet dhunë si dhe janë bërë kategorizimi se cilat programe janë të përshtatshme për fëmijë e cilat jo.

“Mbrojtja e fëmijëve nga zhanret e reja televizive të emëruara si “reality show”. Mund të ndikojnë në gjuhën e tyre, sjelljet e tyre. Të gjitha programet “reality show” duhet të jenë të koduara”, ka thënë Mehmeti, në mbledhjen e 12-të të KPM-së.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock