fbpx

Prindërit janë përpjekur ta vrasin, kjo grua ka jetuar 80-vjet me një gjilpërë në tru

Blloku min lexim

E dimë që do t’iu duket e pabesueshme, por një  grua e moshuar në Rusi ka jetuar gjithë jetën me një gjilpërë 3 cm të gjatë në tru. Këtë gjë e zbuluan dhe e vërtetuan  mjekët gjatë një skanimi CT.

Sipas tyre, prindërit e 80-vjeçares ishin përpjekur ta vrisnin ende pa mbushur 1 vjeç. Specialistët vendosën të mos e hiqnin gjilpërën nga frika e përkeqësimit të gjendjes së saj.

Në një deklaratë, departamenti i shëndetësisë në rajonin Sakhalin në Rusi tha: “Raste të tilla gjatë viteve të urisë nuk ishin të rralla.”

Prindërit e saj ndoshta vendosën ta vrisnin fëmijën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Metoda e vrasjeve me gjilpërë është përdorur shpesh për të fshehur provat e krimit.

Gjilpëra depërtoi në lobin parietal të majtë, por nuk pati efektin e synuar – vajza mbijetoi,” u shpreh departamenti lokal i shëndetësisë, duke shtuar se pacientja nuk ishte ankuar kurrë për dhimbje koke.

Gjendja e saj po monitorohet nga mjekët.