fbpx
Ad imageAd image

Prindër të 4 fëmijëve, Alvaro Morata dhe Alice Campello i japin fund martesës së tyre!

Blloku min lexim

Martesës së Alvaro Morata-s dhe Alice Campello-s i ka ardhur fundi. Futbollisti dhe influencuesja kanë marrë vendimin të ndahen dhe lajmin e kanë dhënë në rrjetet sociale.

Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin për të ndarë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe respektuese në të cilën ne e donim dhe ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme, fryti i të cilave ishin katër. Fëmijët, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri.

- Advertisement -

Mos shpikni histori për një minutë protagonizëm sepse, e përsëris, nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që pak nga pak e kanë konsumuar lidhjen, Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme dhe e paharrueshme”, ka shkruar ai.

Historia e tyre e dashurisë zgjati 8 vjet. Ata janë prindër të binjakëve Alessandro dhe Edoardo, të cilët janë 6 vjeç, Leonardo, 3 dhe Bella, 1-vjeçe.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock