fbpx
Ad imageAd image

Pranoi se është homoseksual, futbollisit i propozon partnerit në stadium

Blloku min lexim

Josh Cavallo, ylli i parë i futbollit profesionist për mashkuj që doli si homoseksual, ka lënë sërish gjurmë duke i propozuar partnerit në fushën e klubit të tij.

Futbollisti australian bëri histori në vitin 2021 kur postoi një video emocionuese në internet duke u zotuar të ndryshojë kulturën e sportit “për të treguar se të gjithë janë të mirëpritur në lojën e futbollit”. Njoftimi i tij u përshëndet si një moment vendimtar në një sport me një histori të gjatë dhe të trazuar të homofobisë.

- Advertisement -

Që atëherë, Cavallo, 24 vjeç, është bërë një nga fytyrat më të njohura në sport dhe një avokat i hapur për barazi për komunitetin LGBTQ.

Të enjten, ai njoftoi se i kishte propozuar të fejuarit të tij në Coopers Stadium, në fushë të ekipit të tij Australian A-League Adelaide United.

- Advertisement -

Krahas një fotografie të tij të ulur në gjunjë, duke mbajtur një unazë, Cavallo shkroi në një postim: “Duke filluar këtë vit me të fejuarin time”.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO