fbpx
Ad imageAd image

Poeti Jorgo Papingji ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare, miq dhe kolegë: I thuri vargje dashurisë, jetës

Blloku min lexim

Arti në zi. Poeti dhe autori i teksteve të shumë këngëve të dashura për publikun, Jorgo Papingji ndërroi jetë të enjten në moshën 82-vjeçare. Jorgo Papingji shkroi mbi 4000 këngë dhe është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, qoftë popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë.

Miq dhe kolegë të tij shprehen se Jorgo Papingji në vazhdën e poetëve më të mirë shqiptarë i thuri vargje dashurisë dhe jetës. Si autor Papingji mbetet i pazëvendësuar në krijimtarinë letrare të festivaleve të traditës së këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, ku tekstet e tij kanë mbetur të paharruara.

- Advertisement -

Kompozitori Vasil. S. Tole thotë se humbja e Jorgo Papingjit, poetit dhe autorit të dhjetra këngëve të muzikës së lehtë dhe për fëmijë të sjell natyrshëm një ndjenjë trishtimi. “Kjo pasi, Jorgo në vazhdën e poetëve më të mirë shqiptarë i thuri vargje dashurisë, jetës, himnizoi të bukurën duke krijuar një botë që nuk plaket e vdes e që do të jetojë edhe pas largimit të tij fizik nga jeta”, shprehet Tole.

Kompozitori Tole tregon se me poetin u njoh pas viteve ’90. Tole thotë se Papingji u angazhua që kënga shqiptare të shoqëronte njeriun shqiptar gjatë gjithë jetës.

- Advertisement -

E njoha nga afër pas viteve 1990 dhe mund të them që Jorgo bënte art të dlirë se ishte vetë i tillë. Mik e bashkëpunëtor i kompozitorëve më të njohur shqiptarë në fushën e këngës, ai do të kujtohet si poeti që krijoi modelin e autorit të teksteve me vlerë dhe si krijuesi që ndikoi më së shumti në origjinalitetin e tematikave  të këngës shqiptare pas viteve 1990. Ai ishte i preokupuar për cilësinë e muzikës sonë të lehtë dhe u angazhua që kënga shqiptare të shoqëronte njeriun shqiptar gjatë gjithë jetës. U nda nga jeta në Ditën Botërore të Poezisë, si për ta lidhur emrin e tij përjetësisht me të! I paharruar miku dhe artisti ynë Jorgo Papingji”, thotë kompozitori Tole.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock