fbpx
Ad imageAd image

Poem Blu, ja çfarë kuptimi ka emri i vajzës së Sarës dhe Ledrit

Blloku min lexim

Sara Hoxha, e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në TV Klan, foli për të bijën, Poem Blu dhe shpjegoi kuptimin e emrit të saj. Ajo theksoi se nuk kanë bërë një kërkim nëse ka ndonjë fëmijë tjetër në këtë emër, por shprehet se emri Poem i ka pëlqyer shumë.

Ka Poema shumë, por vetëm Poem, pa “a” në fund, s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Mua ma kanë sugjeruar në Instagram si emër dhe më ka pëlqyer shumë”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Më tej, për emrin e dytë “Blu”, Sara tha se është meritë e kumbarës së vogëlushes: “Blu është kombara e Poit, ia ka vënë emër të dytë”, tha ajo.

- Advertisement -

Gjithashtu, ajo tha se kur të rritet, Poem mund të ndjekë cilëndo karrierë që dëshiron, pasi e ëma, gjithsesi do e mbështesë: “Poem Blu do të bëhet çfarë të dojë të bëhet kur të rritet. Nëse ka talent për të kënduar unë do e mbështes, e ka në gjen, nëse e ka të trashëguar, të shohim”, duke nënvizuar mbështetjen e saj karshi të bijës.

Poem Blu ka lindur më 14 dhjetor 2020, nga marrëdhënia e Sara Hoxhës me Ledri Vulën. Sa i përket çiftit, qarkullojnë thashethemet se ata janë ndarë, ndërsa vetë nuk kanë folur për këtë temë, për të konfirmuar apo mohuar zërat. Vetë Sara dje, e saktësoi se nuk ka qenë kurrë bashkëshortja e Ledrit, por partnerja e tij.

- Advertisement -
Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock