ifti i krijuar brenda “Big Brother VIP 3”, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, duket se nuk janë mjaftuar me pushimet e bëra në Turqi.
Dyshja shihen përsëri duke kaluar kohë me njërin-tjetrin por këtë herë destinacioni i tyre është Mali i Zi.
Nga postimet e bëra në profilet e tyre në rrjetet sociale, dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shihen të lumtur pranë njëri-tjetrit.
“Gjithmonë bashkë”, ka shkruar gazetarja e njohur krahas një foto të postuar në “Instastory”, ku shfaqet e qeshur krah partnerit të saj.
Ndërkohë fotot e postuara në “Instagram” kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga fansat.
“Çifti më i bukur, gjithmonë të lumtur. Në çdo formë, jeni çifti më perfekt. Jeni dashuri, bukuri. Shkëlqeni. Plastë syri i keq”, janë disa nga komentet që ndjekësit kanë lënë në postimin e ish-banores së BBV3.