Deklarata e rëndë e Albano Bogdos për Alban dhe Beatrix Ramosajn ka bërë që shumë personazhe të njohur të reagojnë.
Ndër to sigurisht nuk kishte si të mungonte Albërije Hadergjonaj, e cila e ka cilësuar aktorin si një humbës.
Në një status në Instagram ajo shkruan: More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njëllos dot. Merru me jetën tënde.